Buxheti 2027/ Rektorët kërkojnë më shumë fonde për pagat, heshtin në Komision për protestat e studentëve! Opozita mungon

9 Nëntor, 13:32 | Përditesimi: 9 Nëntor, 13:32

Rektorët e universiteteve kërkojnë më shumë fonde nga buxheti i shtetit, kryesisht për pagat. Në dëgjesën në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ku morën pjesë vetëm deputetët socialistë, drejtuesit e universiteteve kërkuan edhe më pak burokraci në tenderë. Ata nuk komentuan protestat e studentëve, të cilat u mbështetën edhe nga dhjetëra pedagogë.

A.Hl/Shqiptarja.com