Buxheti i bujqësisë rritet me vetëm 11 mln euro deri në 2027, këtë vit arrin në 70.9 mln euro

7 Prill, 22:36

Prej vitesh bujqësia po pëson rënie, dhe nuk po zhvillohet. Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë dhe punësimit, në fund të vitit 2023 u tkurr me më shumë se 3% krahasuar me 2022-shin. Edhe pse në krizë, qeveria është optimiste pasi pret rritje në katër vitet në vijim, edhe pse mbështetja me fonde do të jetë thuajse në të njëjtin nivel.