TIRANË-Mbi 11 miliardë lekë është shuma e shtuar në buxhetin e shtetit për zërin e shpenzimeve. Brenda 6 muajsh për 2021 ky është rishikimi i 4 i buxhetit, duke ndryshuar thuajse të gjitha pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet. Në aktin e katërt normativ të miratuar në 22 qershor janë rritur shpenzimet dhe deficiti buxhetor, dhe mbeten pandryshuar pritshmëritë për të ardhurat edhe pse të dhënat e Ministrisë së Financave flasin për rimëkëmbje ekonomike.Konkretisht shpenzimet për vitin 2021 do të jenë mbi 610 miliardë lekë, nga 598.2 miliardë lekë që ishte parashikimi në muajin prill të këtij viti. Pra në këtë rishikim të fundit rriten shpenzimet me 11.848 miliardë lekë, aq sa edhe deficiti buxhetor. Nga kjo shumë, më shumë se 1 miliardë lekë i shtohen të ardhurave të pushtetit vendor, ku 900 milionë lekë do i jepen Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Nga ana tjetër është ulur me 1 miliardë lekë fondi për rimbursimin e medikamenteve që përdoren për kurimin e COVID-19, nga 1.2 miliardë që ishte ka mbetur 200 milionë lekë. ndërkohë fondi prej 1 miliardë lekësh që hiqet nga rimbursimi do të shkoj në fondin rezervë dhe do të përdoret për koston e vaksinave. Po ashtu është rritur me 2 miliardë lekë fondi rezervë i cili tashmë është 8 miliardë lekë. Ndërkohë bazuar në tabelat që shoqërojnë aktin normativ, shpenzimet e institucioneve rriten me 9.2 miliardë lekë, krahasuar me rishikimin që u bë në prill, dhe pjesën më të madhe e merr ministria e Infrastrukturës të cilës i shtohet një fond prej 6.9 miliardë lekësh, që shkojnë për infrastrukturën rrugore dhe për ujësjellës kanalizime. Fondet do të shkojnë për avancimin e punimeve në unazën e Tiranës, për baypass-in e Vlorës si dhe për përmirësimin e furnizimit me ujë të popullsisë, thuhet në Relacion. Rritja e dytë më e madhe i është bërë buxhetit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me plus 3.2 miliardë lekë, ndërsa janë ulur shpenzimet për shumicën e institucioneve të tjera.
Buxheti rishikohet për herë të 4! Rriten me 11.8 mld lekë shpenzimet, shtohen fondet për vaksinat dhe infrastrukturën rrugore
Video të tjera
-
Report TV në Fierzë/ Gjigandi energjetik nis shkarkimet e kontrolluara, shmanget skenari i vitit 2010
12 Janar, 19:03 -
Skema kombëtare e bujqësisë, këtë vit 5.2 mld lekë për fermerët! Komisioni Europian për Report Tv: S’ka ende datë për zhbllokimin e IPARD
10 Janar, 17:31 -
Bonusi mujor me tavane, Çoçoli: Duhet të ishin sqaruar, pensionistët shprehen të pakënaqur po marrin më pak nga sa prisnin
9 Janar, 17:29 -
Bonusi mujor i pensionit me kushte, kush merr mbi 40 mijë lekë në muaj nuk përfiton! Ja si do funksionojë skema e re me 727 mijë përfitues
9 Janar, 17:27 -
Inflacioni mesatar për vitin 2025 ishte 2.2%! Dhjetori shtrenjtoi edhe më shumë ushqimet dhe qiratë
9 Janar, 17:18 -
Rritet mosha e pensionit/ Eksperti e sqaron: Ligji mban me hatër gratë me shkollë të lartë...
5 Janar, 22:41 -
Tatimi mbi të ardhurat, çdo familje me fëmijë nën 18 vjeç merr kompensim 48 mijë lekë! Për shpenzimet për shkollën, deri në 1 mijë € (KRITERET)
3 Janar, 16:23 -
S’ka më pagesa pa limit me para në dorë, hyn në fuqi tavani! Bizneset deri në 1000 € cash, mbi këtë vlerë do paguajnë me kartë
3 Janar, 16:22 -
Këtë vit gratë dalin në pension 2 muaj më të mëdha, 62 vjeç! Për burrat mbetet mosha 65 vjeç (Pensioni i plotë, me 39 vite punë)
3 Janar, 16:21 -
Brenda vitit 2026 do fshihen 2 mld euro borxhe të bizneseve! Lista me emrat e 3 mijë subjekteve
2 Janar, 19:35 -
Viti 2025/ Turizmi e pronat në rritje, bujqësia e industria në ngërç! Nga reforma e premtuar e pensioneve te skema e re me bonuset! Çfarë pritet të sjellë 2026-ta
1 Janar, 16:58 -
-
Mbyllet 2025-a/ Zv.guvernatorja për Report TV: ‘SEPA, suksesi i vitit! Kursi i këmbimit do vijojë luhatjen, kurse çmimet rriten me 3.6% në 2026
31 Dhjetor 2025, 14:16 -
Çmimet e larta po ‘zbrazin’ tryezën e ndërrimit të viteve, qytetarët: Më keq s’ka, është shtrënguar gjithçka
30 Dhjetor 2025, 19:33 -
A do ndryshojnë ligjet e Reformës në Drejtësi? Rama: Nuk mund të jem kryeministër i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar, duhet ndërhyrje
30 Dhjetor 2025, 13:10 -
Kosova kryeson investimet e huaja në Shqipëri! Tkurret Turqia, fuqizohet Austria! Të huajt, të ‘fiksuar’ pas blerjes së pronave
29 Dhjetor 2025, 18:36 -
Institucionet 'të paafta' të realizojnë investimet! Para 'mblidhen', por nuk shpenzohen (Suficiti 491 mln euro)
29 Dhjetor 2025, 16:24 -
Rishikimi i buxhetit/ 12 mln euro për t’i larë borxhet pushtetit vendor, 30% të fondit e marrin 5 bashkitë me detyrimet më të mëdha! Në krye Kavaja e Pogradeci
27 Dhjetor 2025, 15:20 -
Darka e fundvitit më e shtrenjtë se vitet e kaluara, çmimet ‘kulmojnë’ në dhjetor, ekspertët: Shteti të ‘zgjohet’, tregtarët abuzojnë
26 Dhjetor 2025, 17:07 -
Lajm i madh për pensionistët: Bonus i ri dhe më shumë rimbursime/ Ekspertja: Ja kush përfiton!
25 Dhjetor 2025, 20:29
