'Bypass i Vlorës', rruga e mbetur rrugëve prej një dekade! E ndërtoi Gener 2 dhe ARRSH e pranoi, banorët: Nga shpresë, u kthye në problem

1 Shkurt, 18:31 | Përditesimi: 1 Shkurt, 18:31

Bypass-i i Vlorës vijon të mbetet një çështje e hapur mes zvarritjeve, premtimeve të përsëritura dhe problemeve teknike që kanë penalizuar qytetarët për më shumë se një dekadë. Që prej një muaji tashmë rruga e marrë përsipër nga Gener 2 dhe e pranuar nga ARRSH vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ndërsa banorët e Kaninës thonë se u është kthyer nga bekim në mallkim. 

E.H/Shqiptarja.com