Çahet serbratori i trajlerit që transportonte qindra litra naftë në Qafë Thanë! Sasi e madhe karburanti shpërndahet në rrugë, vështirësi në qarkullim

25 Maj 2023, 21:47

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë. Serbratori i një trajleri që transportonte 300 litra naftë është çarë dhe për pasojë një sasi e madhe e karburantit është shpërndarë në rrugë duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.