Çahet shkëmbi në Torovicë, banorët: Jetojmë me frikë! Bashkia e Lezhës: Duhet të ndërhyjë Ministria e Mbrojtjes

1 Shtator 2023, 16:11 | Përditesimi i fundit: 2023-09-01 16:13:54

Shkëmbinjtë mbi fshatin Torovicë të Lezhës janë kthyer në problem serioz për banorët. Pas reshjeve të ditëve të fundit është shtuar rreziku i shembjes së gurëve. Bashkia e Lezhës është në dijeni prej vitesh të shqetësimit, por pret ndërhyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes.