Caka për Report Tv: Do iki nga LSI kur të bëhet si Rilindja e sotme! S'kam bërë debat me Metën në Presidencë!

19 Janar 2021, 15:38

TIRANË- Largimin nga LSI-ja drejt PS-së, ish- deputetja Silva Caka shprehet se as nuk e ka parë si mundësi. Në intervistën për Report Tv, për gazetaren Danjela Malokut, Caka shtoi se do të largohet nga LSI-ja vetëm kur ajo të bëhet si Rilindja e sotme, sipas së cilës ka shkatërruar vendin.

"Një furtunë e krijuar në një gotë 30 minuta pas një deklarate të Kryemadhit ku ka bërë të ditur që këto vemjet e bashkisë tentojnë që të tregojnë kryeministrit që po punojnë dhe po marrim element dhe nga opozita. Unë personalisht, për të paktën ato parime që ë karakterizojnë për mënyrën se si jam rritur, unë do të largohem nga LSI ditën që kjo forcë politike do të bëhet si Rilindja e sotme. Për asnjë arsye, unë e quajtur Rilidjen, fajtore për gjithçka për këtë arsye unë nuk jap asnjë lloj kontributi të të vazhduar këtë shkatërrim . Jam nënë e 2 fëmijëve dhe nuk kontribuojë në shkatërrimin e të ardhmes së tyre nëpërmjet një qeverisje tjetër të Edi Ramës, Erion Veliaj apo kujtdo qoftë që do të vazhdojë të ndjekë modelin e Edi Ramës. Jam juriste në profesion dhe janë formuar me idenë e institucioneve, me ndarjen e pushteteve dhe nuk mund të kontribuojë për asnjë qeverisje në botë që ka shkatërruar gjykatat, që e ka lënë vendin pa drejtësi, që ka shkatërruar cdo person që pret të marrë një vendi, nuk mund të jap kontributin tim për një qeverisje që cdo dy ditë nxjerr nga një të zgjedhur që e ka me rekorde kriminale. Për mua Rilindja është një kazan i madh ku në cdo moment që do fusësh dorën do të marrësh një kriminel, një njeri që është akuzuar për prostitucion, do nxjerrësh një që është marrë me drogë, dhe afera korruptive, as sot e as nesër", tha Caka.

Ajo ka mohuar zërat që të ketë pasur një përplasje me Ilir Metën në Presidencë. 

"Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe më vjen keq që po i jap zë një gjëje që doja ta përmendja", tha Cakaj.

Largimi i disa figurave kryesore të LSI, mes tyre Nasip Naço apo Lefter Koka, Caka tha se nuk e dëmtojnë aspak këtë forcë politike. Madje ajoi shtoi se largimi i disa prej tyre, por pa përmendur emra, ka ngjallur entuziazëm brenda anëtarëve të LSI.

 

    No videos found.