'Cakaj', Meta: MEPJ s'mund të kthehet në autoshkollë. Rama: Gjykata e re Kushtetuese i jep fund kësaj maskarade

12 Janar 2019, 17:47

Vijon përplasja mes Presidencës dhe maxhorancës pas kthimit të dekretit nga Ilir Meta për emërimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit (Lexo këtu). Kreu i shtetit ka reaguar sot sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e kaluar i cili tha se Meta u pajis me certifikatë sigurie brenda disa orësh kur u zgjodh kryetar Kuvendi në shtator 2013 (Lexo këtu). Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Meta thotë se Ministria e Jashtme është një prej dikastereve më të rëndësishme të vendit dhe sipas tij kjo Ministri nuk mund të kthehet në autoshkollë ku sipas tij "ustai" i madh të mësojë "gjeniun" për ndryshimin e kufijve në rajon. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme, thotë presidenti Meta.  

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria e para.

Ilir Meta, president

    No videos found.