‘Call center-at krim individual, autoritetet ta ndalojnë’, Braçe-opozitës: S’merrem me filma, por me fakte! Kujdes kur përmendni emra të mazhorancës

16 Prill, 13:33 | Përditesimi: 16 Prill, 13:33

Ndërsa mori fjalën në Kuvend, deputeti Erion Braçe tha se aktiviteti i call center-ave nuk është risi, por është e nevojshme që në rastet e krimit, të cilin e quajti individual, të ndalohet nga autoritetet.

Gjithashtu i tha opozitës se nuk mund të përmendë emra të përveçëm të mazhorancës, kur kjo e fundit mund të mos ketë asnjë dijeni për çfarë ata bëjnë. Sa për akuzat kundrejt sektorit të ndërtimit, Braçe nënvizoi se nuk mund të damkoset në mënyrë kolektive.

A.M/Shqiptarja.com