Çdo ditë betejë për të fituar mbi ‘luftën’, 2 djem sfidojnë autizmin për ëndrrat! Beneti kamerier, Laerti: Do bëhem mësues! Nënat: Na duhet ndihmë

2 Prill, 18:47

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, prindërit e fëmijëve me spektrin autik rrëfejnë vështirësitë mbi të gjitha financiare për t’i rritur dhe kujdesur për ta. Pagesat e shtetit nuk mjaftojnë thotë nëna e Benetit dhe ajo e Laertit. Si kujdestare të fëmijëve nënat nuk kanë as siguracione, pa të cilat ngelen edhe pa pension.