Çela e nis nga vetja, dhuron pagën për situatën e COVID-19: Detyrim moral!

8 Prill 2020, 14:37

TIRANË- Kryeprokurori Olsjan Çelja, e nis nga vetja duke dhuruar pagën e tij, në shërbim të situatës emergjente për koronavirusin.

Pas kreut të Kontrollit të Lartë i Shtetit, (KLSH), Bujar Leskaj, edhe Çela i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa ka ftuar edhe vartësit e tij, kush ka mundësi të bëjnë një gjest të tillë solidar.

Në shkresën e dërguar prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, magjistratëve, Çelaj thekson se ulja e pagës bëhet vetëm e ligj, por një gjë e tillë, është më tepë një detyrim moral që mund t'i përgjigjet kushdo që ka mundësi.

"Neni 22 i ligjit nr 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë parashikon se paga dhe përfitimet e tjera të magjistratit nuk mund të ulen, me përjashtim të rasteve kur: a) ka situata të vështira financiare në vend ose emergjenca të tjera kombëtare duke marrë parasysh faktorët si vijojnë: një mospërputhje të qartë midis dinamikës së pagave të magjistratëve dhe dinamikës së pagave standarde në shërbimin civil; indeksi i pagesave, ashtu si edhe indeksi i çmimeve të konsumatorit. Këta faktorë është e nevojshme dhe nevojës për të shmangur marrjen e borxheve të reja", Prokurori i Përgjithshëm vlerëson se paga e magjistratëve mund të cenohet vetëm me ligj", shkruhet mes të tjerave në dokument.

Më herët, me vendim të Këshillit të Ministrave është përgjysmuar për një periudhë 3-mujore paga e kryeministrit, kabinetit qeveritar, deputetëve, ndërsa Presidenca u ofrua në mënyrë vullnetare për të hequr dorë nga 50 % e pagës.