Çelet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid! Rama: Shqipëria destinacion gjithëvjetor! Gonxhe: Fokus tek përvojat autentike!

21 Janar, 14:59 | Përditesimi: 21 Janar, 14:59

Në Madrid është çelur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit FITUR, ku Shqipëria po prezantohet si një destinacion gjithëvjetor dhe gjithëpërfshirës, me fokus te përvojat autentike. Panairi  është një nga më të mëdhatë në fushën e turizmit, i njohur për numrin e lartë të kontratave dhe marrëveshjeve që lidhen gjatë ditëve të para të tij. Shqipëria po merr pjesë me synimin për të zgjeruar ofertën turistike gjatë gjithë vitit.

A.M/Shqiptarja.com