Celibashi: Asnjë person që s’ka lidhje me procesin s’do lejohet që të rrinë në qendrat e votimit! Do njoftohet policia

9 Maj 2023, 12:12

KQZ ka bërë me dije se në qendrat e votimit nuk do të lejohen që të qëndrojnë persona që nuk kanë lidhje me procesin e votimit. Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se nëse do të identifikohet një person që nuk ka lidhje, atëherë do të njoftohet Policia e Shtetit.

“Nëse konstatojnë situata të tilla, do njoftojnë KQZ, zgjedhës që kanë përfunduar votimin, nuk ka asnjë arsye të ligjshme për të qëndruar në këto ambiente. Shpresoj që kjo thirrje të marrë jehonën që duhet, se ata që rrinë kur nuk kanë punë aty, lidhet me interesa të partive politike”, tha Celibashi.