TIRANË- Nisur nga fakti se është një çështje e 'nxehtë' nga politika, puna e parë që ka bërë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ose KQZ-ja e re është ngritja e grupit të punës për implementimin e teknologjisë në zgjedhje! Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi është shprehur se shumë shpejt do të përgatiten draftet me aktet përkatëse.
"Puna në KQZ ka filluar për atë që është në përgjegjësinë e Komisionerit dhe nënkomisionerit, kemi përgatitur një urdhër për të ngritur një grupe pune për ta shqyrtuar këtë çështje në KQZ, shumë shpejt do të përgatisë draftit me aktet përkatëse. Shpresojmë dhe kam besim që do të arrijmë të kemi sukses sepse jemi të ndërgjegjshëm që ka mjaft sensibiltet nga politika dhe për sa kohë një pjesë e saj e shikon një aspekt që lidhjet ngushtësisht me procesin zgjedhor", tha Celibashi.
Pas përzgjedhjes që gjithë anëtarëve të këtij institucioni të ri, sot është bërë konstituimi i KQZ-së së re, ku pas Komisionerit dhe nënkomisionerit, është bërë dhe prezantimi i anëtarëve. KQZ-ja e re përbëhet nga Komisioneri dhe nënkomisioneri, ky i fundit nga radhët e opozitës, Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
KQZ-ja e re
Ilirjan Celibashi zgjidhet komisioner shtetëror i zgjedhjeve (106 vota pro)
Lealba Pelingu zgjidhet nënkomisioner shtetëror i zgjedhjeve (105 vota pro)
Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve (107 vota pro, 4 kundër, 4 abstenim)
Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj
Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve (105 pro, 5 kundër, 3 abstenim)
Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho