Celibashi nga Korça: Duhet ndërhyrë në Reformën Zgjedhore, të adresohen rekomandimet e ODIHR! Sa më shpejt aq më mirë, të mos lihet për në fund

28 Tetor 2021, 17:30 | Përditesimi: 28 Tetor 2021, 17:30

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha nga Korça se ndërhyrjet në Reformën Zgjedhor janë të nevojshme pasi në të duhet të adresohen të gjitha rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR. Celibashi tha se këto ndryshime nuk duhen lënë në moment të fundit pak para zgjedhjeve, por është mirë që të bëhen sa më shpejtë.

“Këtë herë ka nevojë për të kryer një reformë zgjedhore sepse edhe ODIHR sugjeron ndryshime në kodin zgjedhor , por është e rëndësishme që kjo gjë të fillojë tani dhe është gjë e mirë që opozita e ka ndërmarrë këtë iniciativë  pozitive dhe që shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe kjo është pozitive. Shpresojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt dhe të mos jemi në pozitën e herëve të tjera kur reformat zgjedhore kanë përfunduar 4,5,6 apo qoftë edhe 1 vit para zgjedhjeve”, tha Celibashi.

KT/Shqiptarja.com