Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ruçi, lideri i opozitës Lulzim Basha dhe politikanët e tjerë kanë përshëndetur vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për çeljen e negociatave. Po ashtu, Presidentja e KE-së, presidenti i PE-së, komisioneri për zgjerimin, ambasadorët e SHBA-BE-së në vendin tonë, por edhe fqinjët kanë uruar Shqipërinë për këtë vendim historik.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
"Ky vendim është një ngjarje e madhe historike për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin. Është një vendim i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian. Është një vendim i merituar për Shqipërinë, që rikonfirmon se trashëgimia, rrënjët, kultura dhe aspiratat tona kanë prodhuar e konsoliduar vlerat tona europiane. Kuvendi i Shqipërisë është krenar për kontributin dhe legjitimitetin që i dha këtij procesi të gjatë e të vështirë, që më në fund gjeti mbështetjen dhe konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim për të gjithë protagonistët dhe kontribuuesit në këtë sukses kombëtar. Tashmë Shqipëria jonë hodhi një hap të rëndësishëm drejt konfirmimit si një vlerë e bashkuar e Bashkimit Europian” tha Ruçi.
Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë pas vendimit të ministrave të jashtëm të BE-së për të çelur negociatat. Kreu i qeverisë thotë se më në fund dera u hap, ndërsa tani do të vijojë puna që flamuri shqiptar të valëvitet i barabartë mes të barabartëve mes të gjitha vendeve të BE-së.
'Sot Shqipëria mori viston për hapjen e negociatave, më në fund se u bënë bajat duke sajuar lloj vicklash. Kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, por Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë luftë. Do të bëjmë reforma modernizuese. 'Po'-ja në bllok, dera e dhomës së pritjes u hap më në fund. Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore. Do të vijojmë po njëlloj dhe do i bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na i kërkojnë ata, por amaneti i të parë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë.
Nuk do të ndalemi në plotësimin e cdo detyre, derisa se të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes së BE-së, ku fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht të mbarë Europës dhe eshtrat e rilindasve tanë do të prehen të qeta dhe do të valëvitet i barabartë mes të barabartëve flamuri i Gjergj Kastriotit, por puna është ende e madhe. Nuk do të bënim festë edhe sikur kjo 'PO' të na gjente në kohë paqeje. Sot ka vetëm një festë, nga clirimi nga armiku i padukshëm nga ky armik. Atë ditë të madhe clirimi kur t'ja kemi dalë ti mbijetojmë kësaj lufte. E dua atë ditë, si lotësh dhimbjesh, për ata që nuk mbijetuan dhe shpëtimi falë solidaritetit të madh, që i vuri kufirin te thana armikut" tha ai.