Celula terroriste/ Iraniani i infiltruar kishte familjen në kampin e muxhahedinëve në Manzë, para dy muajsh u tentua të kapej por dështuan

24 Tetor 2019, 16:30

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga zbulimi i celulës terroriste në Shqipëri që do godiste në mars 2018. Sipas gazetares së Report Tv, Xhensila Kodra, informatori i grupit që do të kryente sulmin terrorist vitin e kaluar ishte Erëin ARAM, i shpallur në kërkim. Ky person kishte familjen e tij në kampin e muxhahedinëve  në Manzë të Durrësi dhe vinte shpesh t'i takonte. Nëpërmjet familjes, Aram merrte informacionet e duhura në lidhje që bënin pjestarët e opozitës iraniane që janë dëbuar nga vendi i tyre dhe që janë strehuar në Shqipëri.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arama ka hyrë disa herë në Shqipëri me pasaportë austriake, ku në hyrjen e fundit  para dy muajsh policia ka tentuar ta ndalojë edhe për ta pyetur, por pa e arrestuar. Deri më tani në lidhje me grupin terrorist janë shoqëruar dhe pyetur mbi 20 iranianë brenda e jashtë vendit.

Rrjeti terrorist drejtohej nga regjimi iranian i njësisë klandestine dhe sekrete të forcave revolucionare "QUDS" që kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri, është zbuluar nga autoritetet e sigurisë në vendin tonë. Kjo celulë, drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN (nuk i dihen gjeneralitetet), rezident i përhershëm në Iran. Ai menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.