Bosi turk i drogës drejtonte celulën terroriste të regjimit iranian që do të bënte sulme në Shqipëri (VIDEO)

TIRANE - Një rrjet terrorist i drejtuar nga regjimi iranian i njësisë klandestine dhe sekrete të forcave revolucionare "QUDS" që kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri, është zbuluar nga autoritetet e sigurisë në vendin tonë. Kjo celulë, siç bëri të ditur sot në një konferencë për mediat drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN (nuk i dihen gjeneralitetet), rezident i përhershëm në Iran. Ai menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. 

Operativët kriminalë të QUDS me bazë në Ballkan drejtoheshin nga një kriminel turk, trafikant ndërkombëtar droge, Abdulselam Turgut52 vjeç, i arrestuar në 2011ën për llogari të Gjermanisë për 1 ton heroinë që u kap atje 2009-ën. Nga viti 2018, Turgut, i cili u arratis nga vendi ynë, ka dërguar në Shqipëri operativë të forcave revolucionare iraniane, për sulme kundër muxhahedinëve refugjatë në Shqipëri.

Zbulimi dhe identifikimi i kësaj celule bëri të parandalohej sulmi i planifikuar i marsit 2018 pranë Kryegjyshatës gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK). Dy iranianë me pasaporta gjermane, u arrestuan në atë kohë në ambientet e Kryegjyshatës, por u liruan më tej pasi thanë se ishin gazetarë dhe larguan nga territori shqiptar. Burime për Shqiptarja.com thanë se pas lirimit ata u vunë në hetim duke çuar në gjurmët e kokave që dirigjonin celulën terroriste.

Një operativ i kësaj celule është një iranian që jeton në Turqi, shtet ku njihej me pseudonimin 'Ferhat', i cili ka bashkëpunuar atje me një nga figurat më të njohura të krimit të organizuar turk për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të Forcave QUDS dhe liderit të tyre, Peyman.

Por cfarë e lidh iranianin Abdolkhalegh Malek Zadeh dhe bashkëpunëtorin e tij turk Abdulselam Turgut me Shqipërinë?

Dy vitet e fundit, iraniani kishte bashkëpunuar me turkun Abdulselam Turgut, i cili veç akuzave për trafik ndërkombëtar droge ka lidhje edhe me krimin e organizuar në Shqipëri. Ai është arrestuar në vitin 2011 në Shqipëri për trafik të 1 ton heroinë, por me një vendim të dyshimtë, ju ndryshua masa e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie", duke i hapur dyert e arratisë me një pasaportë false.

"Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh Malek Zadeh, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. Malek Zadeh (i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”) ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam Turgut, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS. TURGUT, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge. Turgut ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. Turgut është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, Turgut është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”. Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të Turgut-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS", tha kryepolici Veliu.

1571828445_AbdulselamTurgut.jpg

Abdulselam Turgut

Struktura kriminale e celulës terroriste, drejtohet nga forcat e regjimit iranian QUDS

Peyman inflitroi brenda MEK ne Shqiperi iranianin me pasaporte austriake

Një prej operativëve të kësaj celule ishte i infiltruar në mesin e vetë anëtarëve të MEK me pasaportë austriake për të zbuluar aktivitetet që opozita iraniane do të mbante në Shqipëri, si objektiva të mundshëm për të kryer sulme masive ndaj tyre.

"Peyman menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste. Një nga këta operativë është Alireza Naghashzadeh, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga Peymanit për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua", tha Veliu.

Alireza Naghashzadeh

Debimi i ambasadorit iranian

Dhjetorin e vitit të kaluar ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga Shqipëria. Ministria e Jashtme njoftoi në atë kohë se “dy diplomatët iranianë u shpallën të padëshiruar, pasi dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Cfarë janë forcat QUDS

"Forcat QUDS janë krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit. Forcat QUDS drejtohen nga Qassem SOLEIMANI, i cili është përgjegjës, mes të tjerash, për aktivitetin e Iranit në Jemen, Irak, Siri dhe Liban. Celula terroriste i përkiste, siç u përmend, njësisë së operacioneve  të  jashtme  të  Forcave  QUDS,  një njësi operacionale  e  konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit. Brenda kësaj njësie, ka një nën njësi që merret ekskluzivisht me organizatat që janë kundër regjimit. Modus Operandi i njësisë përfshin menaxhimin nga distanca të forcave të treta (proxy), zakonisht kriminelë dhe anëtarë të mafies me të kaluar të ndryshme, në mënyrë që të mbulohet përfshirja e Iranit në terrorizëm. Duke përdorur këtë Modus Operandi, MOIS (Ministry of Intelligence and Security – Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë) të Iranit ka vrarë të paktën 4 opozitarë të regjimit në Holandë, Gjermani dhe Turqi dhe ka organizuar sulme të pasuksesshme, sikurse ishte sulmi i fundit i mbetur në tentativë kundër konferencës së MEK-ut në Paris, në Qershor 2018", tha kryepolici Veliu.

Qassem Soleimani

Strehimi i MEK në Shqipëri prej vitit 2014

Nga viti 2014, në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe SHBA- ja, Shqipëria ka pritur një numër anëtarësh të MEK-ut, një organizatë që e sheh veten si opozita në mërgim dhe si një alternativë praktike ndaj regjimit iranian dhe për këtë shkak regjimi iranian e sheh atë si kërcënim serioz për mbijetesën e tij. MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit. 

Deklarata e plote e drejtorit te Policise se Shtetit, Ardi Veliu

Një rrjet terrorist, i drejtuar nga regjimi iranian është zbuluar në Shqipëri. Synimi i këtij rrjeti ishte kryerja e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane (MEK).

Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë. Celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.

Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.

Një nga këta operativë është Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua.

Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh MALEK ZADEH, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. MALEK ZADEH (i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”) ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam TURGUT, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS. TURGUT, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge. TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS. Autoritetet shqiptare i kanë identifikuar këta individë dhe informacioni i siguruar nga informatorë nga brenda organizatave kriminale i ka lejuar autoriteteve shqiptare që të parandalojnë planin e marsit 2018 dhe planifikimet eventuale për sulme nga figurat e krimit të organizuar që kishin si objektiv MEK-un për llogari të regjimit Iranian.

Forcat QUDS janë krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit. Forcat QUDS drejtohen nga Qassem SOLEIMANI, i cili është përgjegjës, mes të tjerash, për aktivitetin e Iranit në Jemen, Irak, Siri dhe Liban. Celula terroriste i përkiste, siç u përmend, njësisë së operacioneve  të  jashtme  të  Forcave  QUDS,  një  njësi operacionale  e  konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit. Brenda kësaj njësie, ka një nënnjësi që merret ekskluzivisht me organizatat që janë kundër regjimit. Modus Operandi i njësisë përfshin menaxhimin nga distanca të forcave të treta (proxy), zakonisht kriminelë dhe anëtarë të mafies me të kaluar të ndryshme, në mënyrë që të mbulohet përfshirja e Iranit në terrorizëm. Duke përdorur këtë Modus Operandi, MOIS (Ministry of Intelligence and Security – Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë) të Iranit ka vrarë të paktën 4 opozitarë të regjimit në Holandë, Gjermani dhe Turqi dhe ka organizuar sulme të pasuksesshme, sikurse ishte sulmi i fundit i mbetur në tentativë kundër konferencës së MEK-ut në Paris, në Qershor 2018.

Sjellim në vëmendje se nga viti 2014, në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe SHBA- ja, Shqipëria ka pritur një numër anëtarësh të MEK-ut, një organizatë që e sheh veten si opozita në mërgim dhe si një alternativë praktike ndaj regjimit iranian dhe për këtë shkak regjimi iranian e sheh atë si kërcënim serioz për mbijetesën e tij. MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit. 

Institucionet shqiptare të sigurisë po punojnë vazhdimisht për të ndalur këto tentativa për sulm.

Gjeneralitete:
1.    PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2.    Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3.    Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4.    Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gorari: 23/10/2019 17:14

    kjo eshte fara e keqe turke ropte ku ti kene

    Përgjigju
  • Proka: 23/10/2019 12:35

    Ata politikaj qe lejuan ardhjen e shume Iranianeve ne Shqiperi do kene kokedhimbje te medha, problemet do shtohen,krimi do na kaploje deri ne palce, e gjithe kjo u realizua per disa miliona Dollare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë