‘Censi 2023, rritje e numrit të nënave që rrisin fëmijët të vetëm’, aktivistja në ‘Përballje’: Gratë kërkojnë më shumë divorcin! Kryesisht moshat 40- 50 vjeç

5 Korrik, 16:11

Të dhënat e publikuara për censin e vitit 2023 kanë përhapur shumë debate dhe polemika.

Në të dhënat e Censit, u pa se ka një rritje të numrit të nënave që rrisin fëmijët të vetme dhe një rënie e ulje e numrit të baballarve që rrisin fëmijët e vetëm.

 Për këtë u diskutua në emisionin Përballje, ku aktivistja Suela Koçibelli, shpjegoi se femrat janë ato që kërkojnë divorcin kur një martesë nuk funksionon dhe i rrisin fëmijët të vetëm.