Censi në Himarë me përkthyes në greqisht! Banorët: Ende s’kanë ardhur anketuesit! INSTAT: Java e parë ka qenë njohja me zonat

26 Shtator 2023, 16:22

Prej një jave Censi i popullsisë ka nisur edhe në Himarë. Banorët e intervistuar nga Report TV thanë se ende nuk kanë mbërritur anketuesit, por drejtoresha e INSTAT për qarkun e Vlorës thekson se java e parë ka shërbyer për njohjen e terrenit. Ajo thekson se në ndihmë te anketuesve janë vendosur përkthyes të gjuhës greke.