Në liqenin e Prespës në Pogradec ka nisur numërimi i pelikanit kaçurrel dhe atij rozë, dy prej specieve më të rralla dhe të veçanta në vendin tonë. Censusi po kryhet nga punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, ekspertë dhe vullnetarë, në kuadër të planit për monitorim të vazhdueshëm. Përveç monitorimit dhe shpërndarjes gjeografike të këtyre specieve synohet edhe rritja e mundësive për më shumë mbrojtje për këto shpendë. “Jemi bashkë me administratorin e zonave të mbrojtura ku të gjithë do të numërojmë pelikanët në liqenin e Prespës, në të dyja liqenet e Prespës. Ky është një event i organizuar në të gjithë Shqipërinë por edhe në 3 vende që kufizohen me liqenin e Prespës. Këtë vit ne jemi duke numëruar zogjtë, jemi duke numëruar zogjtë e ujit dhe tani pelikanët. Mendoj se numri i pelikanëve do të jetë i ngjashëm, por varet nga kushtet e motit një vit mund të kesh më shumë një vit më pak. Organizimi jonë është duke suportuar parkun nacional dhe agjencinë e zonave të mbrojtura në Shqipëri. Monitorimi i zogjve është një hap i rëndësishëm të dimë sa zogj kemi dhe gjithashtu shikon nëse ke sukses në mbrojtjen e mjedisit ku jetojnë”, tha specialistja Constanze Schaff. Prania e pelikanit kaçurrel dhe atij rozë në ujërat e Prespës ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Në Parkun Kombëtar të Prespës 87% janë pelikanë kaçurrel dhe 13% janë pelikan rozë. Për këtë vit numërimi i pelikanit është bërë dy herë dhe është venë re se numri i tyre ka qëndruar në të njëjtat shifra.
Censusi i pelikanit, numërohen pelikanët kaçurrelë e rozë në Prespë! Specialistja e huaj: Proces i rëndësishëm, matim suksesin
Video të tjera
-
Pa Gjurme-I vdes gruaja e vetme në dhomë/45-vjeçari: E lashë tek prindërit, s’di si përfundoi tek…
17 Prill, 19:35 -
Dita Botërore e Hemofilisë, 250 pacientë në Shqipëri, 1 në 4 të prekur është fëmijë! Mjekët thirrje çifteve të reja: Bëni analizat, e trashëgueshme
17 Prill, 16:26 -
Kuçi i Devollit me nga dy pleq për shtëpi! Rinia në emigrimin, në dekadën e fundit ikën më shumë se gjysma e banorëve. Shkolla mbetet me 9 nxënës
17 Prill, 14:40 -
Parku i Shebenikut ‘gjerdani’ i turizmit malor në librazhd
16 Prill, 18:09 -
“S’do vdesim me zor!”, të pastrehët e tërmetit 5 vite në pritje të rindërtimit në Durrës
16 Prill, 16:38 -
Paketë e re fiskale për të rinjtë, aktivistët në 'Përballje': E pamjaftueshme! Të rinjtë duan arsim dhe treg pune konkurrues
15 Prill, 15:58 -
Thoni mirupafshim Diellit dhe nxirrni xhupat, nga nesër ndryshon moti! Ja parashikimi
15 Prill, 15:20 -
Esencë- Komunistët e fundit të Shqipërisë janë gjallë, cilët janë?! (14.04.2024)
14 Prill, 21:00 -
Kur’ani në shqip, pse kaq shumë botime të ndryshme? Esencë-Report Tv
14 Prill, 19:31 -
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:22 -
Itali/ Veliaj takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin për ‘Eco Tiranën’, së shpejti shërbime të reja në kryeqytet
14 Prill, 16:21 -
Varkat turistike realitet në Liqenin e Shkodrës, fillon lundrimi! Benet Beci: Një mundësi për vizitorët për të shijuar ‘magjinë’ e këtij vendi
14 Prill, 16:01 -
Vlorë, nis plazhi, në Pyllin e Sodës digjen goma, shtëllunga tymi mbulojnë qytetin
14 Prill, 15:18 -
Veri Jug - Bujqësia drejt rënies së lirë
14 Prill, 13:54 -
Veri Jug - Zanati i traktoristit
14 Prill, 13:53 -
Veri Jug - Mbjelljet e pranverës në fshatin Rrotull (15.04.2024)
14 Prill, 13:51 -
Vijon montimi i Urës së Madhe në Kukës, nis vendosja e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimi i tyre
14 Prill, 12:34 -
Avancojnë punimet në kantierin Porto Romano-Durrës! Rama: Me dalje në Shkozet do të shmanget trafiku brenda qytetit bregdetar
14 Prill, 11:36 -
Digjet fusha e mbetjeve në Kukës
13 Prill, 13:28