Ceremonia/ 1 mijë të diplomuar në mjekësi ‘hedhin kapelat’! Studentja: U bëra mjeke se doja të shëroja familjarët

10 Qershor 2023, 16:45

Ata ia dolën.  Vite të mundimshme studimi u përmbyllën me sukses për mbi 1 mijë studentë të Universitetit të Mjekësisë. Tashmë të diplomuar, ata nisin një kapitull të ri, atë të jetës profesionale.

Secili prej tyre ka një histori të veçantë, një arsye të fortë që sot gëzon. Bresilda Alla ia doli të veshë mantelin e bardhë të mjekut. Ëndrra e saj zë fill vite më parë, fillimisht si një dëshirë për të ndihmuar e shëruar familjarët.