Ceremonia e lamtumirës së Papa Françeskut / Restauruesi shqiptar në Vatikan, Lugjja flet për Report Tv: Ka shumë shqiptarë me flamur dhe veshje tradicionale

26 Prill, 13:16

Restauruesi shqiptar Ndue Lugjja, që ka punuar prej vitesh pranë Selisë së Shenjtë, ka thënë për Report Tv se ka nisur rruga jo e zakonshme e përcjelljes së Papa Françeskut nga sheshi ‘Shën Pjetër’ për në Bazilikën e ‘Shën Marisë së Madhe’. Lugjja tregon se makina është nisur, sipas traditës, për të ecur me hapin e njeriut deri në banesën e fundit.