Ceremonia e rivarrimit të 5 dëshmorëve, Balla: T'i konsolidojmë rezultatet, kështu dëshmorët e atdheut ndihen krenar për punën që bëjmë

3 Maj, 18:58

Policia e Shtetit duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin e publikut. Ky ishte apeli i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, në ceremoninë e rivarrimit të 5 Dëshmorëve të Atdheut, ish-punonjës të Policisë të rënë në detyrë vite më parë.