Certifikata 5-vjeçare për mjetet lundruese, peshkatarët e Durrësit kundërshtime gjatë takimit me Drejtorinë Detare: Kosto financiare shtesë

27 Maj, 11:03 | Përditesimi: 27 Maj, 11:03

Drejtoria Detare thotë se problematikat e mjeteve lundruese e bëjnë të domosdoshëm rinovimin e certifikatës së regjistrimit çdo pesë vite përmes procedurës online në e-Albania. Përfaqësuesit e flotës së peshkimit e shohin si vështirësi kur shumica e anijeve nuk po dalin në det, mungojnë subvencionet dhe çmimi i naftës është rritur.

I.M/Shqiptarja.com