Certifikata dhe nënshkrimi elektronik s’do jepen me PPP, Qeveria shfuqizon VKM! Do të jepen nga AKSHI

22 Dhjetor 2023, 17:28

Shërbimi i dhënies së certifikatës elektronike dhe nënshkrimit elektronik për bizneset nuk do të jepet me koncesion. Qeveria ka shfuqizuar vendimin e gushtit të vitit 2022, ku autorizonte Ministrinë e Financave për të bërë procedurat që këto shërbime t’i kalonin privatit. Pas këtij vendimi për tërheqje këto shërbime do vazhdojnë të ofron nga AKSHI, ndërkohë që nuk janë argumentuar shkaqet e kësaj vendimmarrje nga qeveria.