Certifikimi i vrojtuesve të plazhit ‘monopol’ i privatit! Federata padit në gjykatë Urgjencën dhe Universitetin e Sporteve! Brataj: S’dinë të japin ndihmën e parë

13 Korrik 2023, 17:01

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore dhe Federata e Vrojtuesve të Plazhit janë në proces gjyqësor për certifikimin e vrojtuesve të plazhit. Kompetencën që e ushtronte vetëm organizata jotimprurëse, në muajin mars të këtij viti e mori edhe Urgjenca në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve. Federata, ku kurset janë me pagesë, akuzon institucionet shtetërore për dëm ekonomik dhe rrezikim të jetës së qytetarëve, akuza këto që sipas Skënder Brataj, janë absurde.