Certifikohen agjentët e parë imobliarë, problem tregu online! Ministri i Drejtësisë: Luftojmë informalitetin e tregut të pasurive të paluajtshme

19 Dhjetor 2022, 19:53

200 agjentët e parë imobilarë janë certifikuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa pritet të pajisen me këtë certifikatë 1 000 fituesit e parë. Teksa e pranoi se tregu online në këtë sektor është i pakontrolluar, ministri Ulsi Manja, tha se ky është hapi i parë për të luftuar informalitetin në fushën e pasurive të paluajtshme