Çështja ‘Balluku’, Zhupa: Ju rrëzuat vendimin tuaj për mbledhjen e Këshillit të Mandateve me një sms! Me demek po prisni vendimin e Kushtetueses

3 Shkurt, 11:06 | Përditesimi: 3 Shkurt, 11:06

Deputetja e PD, Ina Zhupa në kundërshtim me rendin e ditës së sotme, tha se Kuvendi po shkel rregulloren referuar mos mbledhjes së Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Belinda Ballukun. Zhupa thotë se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka shkelur rregulloren duke shuar vendimin për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit më datë 28 janar me një mesazh.

Deputetja e PD thotë se pretendimi se po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është një justifikim dhe se Kuvendi është kthyer në mburojë të interesit të PS-së dhe Ballukut.

A.A/Shqiptarja.com