Çështja ‘Balluku’/Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

19 Dhjetor, 16:33 | Përditesimi: 19 Dhjetor, 16:33

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun u shty pa caktuar një datë se kur do të rimblidhen sërish. Pas përfundimit të mbledhjes, Gazment Bardhi tha se do të kërkojnë, siç ua njeh rregullorja e Kuvendit, mbledhjen e Këshillit të Mandateve të hënën ose të martën. Shqetësimi kryesor i Bardhit, që është ngritur edhe nga SPAK, është se nëse Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 janar siç kërkon PS, Balluku ka kohë të prishë provat.

 

E.H/Shqiptarja.com