Çështja 'Reket', dënohet me 7 vite burg Katica Janeva, ish-kryeprokurorja Speciale në Maqedoninë e Veriut

18 Qershor 2020, 15:19

Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva është dënuar me 7 vite burg në lidhje me rastin ‘Reket’, e cila akuzohet për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’.

Për rastin “Reket” akuzohej edhe Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13" dhe Zoran Milevski. Ata, duke shfrytëzuar lidhjet me ish-prokuroren speciale kishin marrë një shumë të madhe parash nga një biznesmen, duke i premtuar masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor, që po zhvillohej atë kohë kundër tij.