Rasti 'Zhvatja': Paratë i futi në një kuti këpucësh dhe ia dërgoi Katica Janevës

Rasti 'Zhvatja': Paratë i futi në një kuti këpucësh dhe ia dërgoi Katica Janevës

Biznesmeni Jordan Kamçev, protagonist i rastit “Reket” apo “Zhvatja” që tronditi Maqedoninë e Veriut, ka dëshmuar në gjykatë mbi përfshirjen e ish-kryeprokurores speciale Katica Janeva në përfitimin e parave me ndërmjetësimin e Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13.

Sipas INA, Kamçev tha para trupit gjykues se kompania e tij kishte rënë pre e skemës së zhvatjes, duke akuzuar Boki 13. Ai tha se ka komunikuar dhe është takuar me Boki 13 dhe biznesmenin Kiçeç, dy figurat e përfshira në ‘Reket’ bashkë me Katica Janevën.

Kamçev ka dëshmuar se në një rast ka biseduar në telefon me Katicën, ndërsa edhe janë takuar ku ka qenë i pranishëm edhe djali i saj, Llazar Janev.

“Një shumë prej 350 mijë euro është paguar nga Ana Kamçeva. Bojan Jovanovski, paratë i futi në një kuti këpucësh dhe “këtë dhuratë: ia dërgoi Katica Janevës”, është shprehur ai, duke theksuar më tej se Boki 13 i ka thënë se duhet të japë një shumë mbi një milionë euro, sepse Janeva nuk bindet me më pak se aq, për një favor që ai kërkonte ti bëhej.

Sipas Kamçev, ai e ka refuzuar fillimisht shumën e kërkuar por pastaj u detyrua të jepte  8 milionë euro

Kamçev është një prej prej njerëzve më të pasur në Maqedoninë e Veriut. Ndaj tij u nis një hetim vitin e kaluar nga Prokuroria Speciale, i akuzuar për një sërë krimesh përfshirë ato të bashkëpunimit kriminal, mashtrimit dhe pastrimit të parave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase