Çfarë do kishte bërë ndryshe në luftën brenda PD-së? Basha: Jam penduar që i dhashë kohë Berishë, sapo u shpall non grata ta kisha larguar nga grupi parlamentar

27 Maj 2023, 19:27

I pyetur se çfarë do bëntë ndryshe në qëndrimin ndaj Sali Berishës, Lulzim Basha nga takimi në Shkodër tha se është penduar që i dha kohës Berishës që të reflektonte. Ish-kreu i demokratëve tha se duhej ta kishte larguar menjëherë nga grupi parlamentar i PD-së sapo u shpall non grata nga SHBA.