Çfarë preferojnë të rinjtë dhe si është tregu i punës? Eksperti i punësimit: Maturantët zgjedhin mundësitë e pagat, jo kushtëzimet

27 Gusht 2023, 16:37

Rrjeti Akademik Shqiptar raportoi se një e treta e maturantëve kanë aplikuar për studime të larta në degët e inxhinierisë dhe teknologjisë ndërsa e treta më e preferuara është mjekësia. Eksperti i punësimit Erion Muca thotë se degët prioritare nuk pëlqehen pavarësisht nxitjes me bursa mujore, pasi maturantët detyrohen të qëndrojnë në Shqipëri 3 vite pas studimeve