Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Edhe pse qeveria e djathtë e udhëhequr nga Aleksandër Meksi kishte vetëm një vit që ishte në pushtet socialistët në opozitë kërkonin me forcë dorëheqjen e saj. Në shtypin e shkruar të datës 27 mars 1993 në ZP(Zërin e Popullit) botimin e Partisë Socialiste pasqyrohej takimi në Sarandë i kryetarit Fatos Nano dhe shkruhej : “ Ky popull nuk pranon më të drejtohet me dhunë dhe me frikën e shkopit”. E më pas vijohej duke kujtuar që nuk po qeveriset mirë nga të djathtëtdhe mungon perspektiva. I përgjigjet PD nëpërmjet shkrimeve në RD(Rilindjen Demokratike) ku theksohej : “Kërkoni dorëheqjen tuaj, zoti Fatos Nano”. PD ishte në qeverisje pasi fitoi zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992.




















