Çfarë vere të zgjedhim për festat dhe si ta dallojmë cilësinë e saj? Këtyre pyetjeve u përgjigjet somelieri Dashamir Elezi, kreu i Shoqatës së Somelierëve, duke zbuluar sekretet që bëjnë diferencën në tryezat festive.
Elezi shpjegon kriteret bazë për përzgjedhjen e verës sipas ushqimit, rastit dhe shijes personale, si dhe elementët që tregojnë cilësinë e vërtetë të një vere, nga aroma dhe ngjyra, te ekuilibri i shijes. Një udhërrëfyes praktik për konsumatorët që duan zgjedhje të sigurta dhe përvoja më të rafinuara gjatë festave.




















