Champions League/ Sonte supersfidat Liverpool-Napoli dhe Bayern-Inter, trajneri i Inzaghi: Do jetë mbrëmja e Kristjan Asllanit

1 Nëntor 2022, 13:23

Katër nga tetë grupe mbyllin sonte fazën e parë të Champions League ku spikat përballja Bayern-Inter. Sipas trajnerit të skuadrës italiane Simone Inzaghi sonte do jetë nata e Kristjan Asallanit, ndërsa jo më pak interesante është sfida mes Liverpool dhe Napolit. Në grupin D nuk ka ende asnjë skuadër të kualifikuar, ndërsa në grupin B gjithçka është vulosur.