‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

9 Janar 2023, 12:16 | Përditesimi i fundit: 2023-01-09 12:17:19

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.            Në Shtëpinë Studio “Kadare” do të diskutohet sot në orën18.00 për librin me poezi “E paepura” , me të ftuar autoren Ira Koçi dhe shkrimtaren Diana Çuli.

2.            Çelet sot në orën 19.00 në galerinë “Fab” ekspozita personale e artistit Ilir Balla “Ballo me maska”.

3.            65 punime në grafikë e pikturë, të artistit Abaz Hado, presin vizitorët edhe sot në Galerinë e Artit Tiranë, në kuadër të ekspozitës retrospektivë e artistit “65 vjet - Një jetë në Art”.

4.            Me 45 riprodhime të tablove të përzgjedhura, pret vizitorët në Muzeun Historik ekspozita “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit XIX”.

5.            E frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank, ekspozita "Amerikanët" e artistit Fate Velaj pret vizitorët në COD në Kryeministri deri në 31 janar.

6.            Me punime të realizuara midis viteve 2015-2022, ku shtron pyetje ekzistenciale, duke përfshirë edhe aspekte personale, artistja Blerina Muça

7.            mban deri në 30 janar në galerinë "Zeta" ekspozitën “Diçka nuk shkon”.

8.            Vijon të jetë e hapur deri në 20 janar  në hapësirën e “Harabel” ekspozita fotografike, “Rrënjët italiane", me imazhe nga alpinizmi e ndryshimet klimatike në botë, e kulturën malore vendase të fotografuar nga Fation Plaku.

9.            Me emra të spikatur të artit pamore, e larmishmëri zhanresh, ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun, pret vizitorët në Galerinë e Artit në Shkodër.