Çiftet 10 muaj zvarriten dyerve të gjykatës në Fier për t’u ndarë! Avokati: shumë kërkesa për divorce dhe pak gjyqtarë

12 Qershor 2023, 22:07

Zbatimi i hartës së re gjyqësore po jep efekte negative. Për shkak të shkrirjes së gjykatës së Lushnjës dhe numrit të reduktuar të gjyqtareve, në Fier është rritur numri i çështjeve të regjistruara për divorce ndërsa është zgjatur koha e dhënies së vendimeve