Çifti pensionist 15 vjet në rrugë duke shitur gështenja: Nuk duam t’u biem në qafë fëmijëve! Sa të kemi fuqi do dalim të fitojmë bukën e gojës

11 Mars 2023, 16:47

Të jetosh me të ardhurat e pensionit, për çiftin e të moshuarve Emine e Ramiz Kovaçi, është e pamundur. Për të përballuar jetesën, ata dalin çdo ditë në rrugë duke shitur gështenja e misra. Ata thonë se nuk do të ndalen derisa të kenë fuqi, pavarësisht kilometrave që bëjnë çdo ditë nga Bregu i Lumit, te QSUT.