'Çlirimtarët do të vijnë të lirë', qytetarët në Kosovë presin lirimin e ish krerëve të UÇK-së

15 Shtator, 19:12 | Përditesimi: 15 Shtator, 19:12

Në prag të shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, qytetarët në Kosovë shprehin pritshmëritë e tyre për fatin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Njëri prej tyre thotë se beson se ata do të kthehen të lirë në vendin për të cilin luftuan.

“Besoj se çlirimtarët do të vijnë në Kosovë të lirë, këtu ku kanë lindur e janë rritur. Për këtë kanë luftuar' thotw ai. 

E.H/Shqiptarja.com