Çmim nën kosto, fermerët e Devollit presin pemët e mollëve e prodhimin e hedhin në kanal! Fermerët: Do i djeg për dru zjarri

27 Shkurt 2023, 21:52

Në Devoll, zonën më prodhuese në vend, mollët kanë mbetur stok, ndaj fermerët detyrohen t’i hedhin në kanal. Për shkak të fitimit të munguar po presin dhe pemët. Ata thanë se ndryshe nga vitet e tjera çmimi ka rënë në 10 lek për kg, çka nuk mbulon as koston e prodhimit