Çmimet e apartamenteve po rrisin kërkesën për kredi/ BSH miraton rregulloren për të monitoruar kredidhënien për pasuri të paluajtshme, përbën rrezik

5 Tetor 2023, 17:16

Përballë çmimeve të larta të banesave qytetarët po ju drejtohen gjithnjë e më shumë bankave për të marrë kredi. Por ekspozimi i bankave duke dhënë shumë kredi për sektorin e pasurive të paluajtshme mund të kufizohet nga banka e Shqipërisë nëse bie fuqia paguese e qytetarëve ose e bizneseve. Këtë e ka parashikuar në një rregullore të miratuar posaçërisht për kreditimin e sektorit të pasurive të paluajtshme.