Çmimet e larta mbushin arkën e buxhetit të shtetit! ‘Financat’: Të ardhurat në 7-muaj janë rritur me 44.9 mld lekë

17 Gusht 2022, 21:57

Në buxhetin e shtetit nga janari deri në korrik janë arkëtuar 44.9 miliardë lekë më shumë se vjet. Ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave mbi planin e Ministrisë së Financave e ka dhënë rritja e çmimeve si dhe përmirësimi i aktivitetit ekonomik të bizneseve. Ndërkohë shpenzimet kanë pësuar ulje dhe janë mbledhur 567 milion lekë më pak se 2021.