Çmimet e larta/ Vendimi, 14.3 mln euro për kompesimin e ndërtuesve me kontrata publike

9 Gusht 2022, 17:57

Qeveria ka vendosur të japë 14.3 milionë euro për kompensimin e të gjithë ndërtuesve që kanë një kontratë publike për çmimet e rritura gjatë këtij viti të materialeve të ndërtimit. Fondi në dispozicion është përcaktuar në aktin normativ për rishikimin e dytë të buxhetit të vitit 2022, dhe ndërtuesit do të kompensohen për çmimet e rritura të hekurit, çimentos, bitumit, tubat plastikë, aluminin, bakrin dhe zinkun. Të gjitha kompanitë e ndërtimit që kanë një kontratë për investime publike kanë të drejtë të përfitojnë kompensim nga 5% deri në 30% të vlerës për çmimet e rritura të këtyre materialeve në varësi të peshës që ata zënë në investimin e tyre.