Çmimet rekord, Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit! Sejko: Ekonomia në rrezik nga inflacioni i lartë, shtrenjtimi i ushqimeve do të vijojë

3 Gusht 2022, 17:59 | Përditesimi i fundit: 2022-08-03 18:00:30

Banka e Shqipërisë ka rritur për herë të 3 brenda 4 muajsh normën bazë të interesit për shkak të çmimeve të larta, që pritet të kulmojnë në këtë periudhë të mbetur të vitit. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i bankës qendrore, pasi inflacioni është vlerësuar rrezik kryesor për ekonominë e vendit.