Çmimet ulin kërkesën për mallra, ngadalësohet tregtia! INSTAT: Në korrik u blenë 98 mijë ton mallra më pak se vjet

18 Gusht 2022, 18:14

Çmimet e larta të mallrave, kanë ngadalësuar tregtinë në muajit e fundit. Pavarësisht se po shpenzohen më shumë para për të blerë produktet në tregjet e huaja, të dhënat tregojnë se sasia e mallrave të importuara është në rënie. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave në muajin korrik janë importuar rreth 98 mijë ton produkte më pak se në korrik të vitit të kaluar. Ndërsa në vlerë monetare këto mallra kanë kushtuar 82 miliardë lekë nga 72 miliardë lekë që u shpenzuan vjet. Kjo diferencë lidhet direkt me shtrenjtimin e produkteve, në tregjet e huaja.