Çmimi i grurit bie në 25 lek/kg, fermerët e Maliqit: S’nxjerrim as shpenzimet! Braçe-Krifcës: Pse sillemi kështu me grurin?

17 Korrik 2023, 16:51

Në fushën e Maliqit ku janë kultivuar 4 mijë hektarë me grurë prodhimi ka mbetur stok, pasi çmimi ka rënë në 25 lek për kg. Fermerët ankohen se nuk mbulojnë dot as shpenzimet. Shqetësimit të tyre i bashkohet deputeti socialist Erion Brace, i cili thotë se tregu nuk po funksionon.