Çmimi i referencës do të jetë zonale! Në vijën e parë në bregdet më e lartë, në Tiranë 1% më pak për çdo vit vjetërsie të ndërtesës

5 Janar, 14:32

Ministri i Financave zbulon më shumë sa i takon çmimeve të referencës  mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetares së Report Tv, Eliza Gjediku, Mete tregoi se çmimet e referencës për zonat bregdetare do të rriten vetëm për vijën e parë të tyre për shkak se është rritur shumë vlera. Kjo shkon në linjë edhe me paralajmërimin e Ramës. Ndërkohë në Tiranë do të merret parasysh mosha e ndërtesës.