Çmimi i shtëpive në stratosferë, qytetarët në kërkim të kredive! 7.4 mld lekë vetëm në janar-shkurt, bankat rrisin kushtet

22 Prill, 15:14

Kërkesa për kredi për të blerë shtëpi është rritur në tremujorin e parë të këtij viti, por për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve, bankat janë treguar më të kujdesshme në miratimin e huasë. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat në këtë periudhë kanë shtuar kërkesat për kolateral për qytetarët.